PaparacoBashkia del huq me tërmetin (foto)
Bashkia e Tiranës nxitoi të shpërndajë foto nga pasojat që sipas saj la tërmeti i paradites në godinën e Teatrit. Por pa një njoftim shoqërues, me idënë që mediat të inkuadrojnë këto foto si dëshmi e nevojës për të shembur ndërtesën ekzistuese.
Megjithë entusizamin për të vërtetuar alibinë se godina mund të bjerë nga çasti në çast, duhet thënë se fotografët e bashkisë nuk gjetëm më shumë se disa plasaritje të suvasë, që ndoshta kanë qenë edhe më parë.
ResPublica mësoi se në godinë ishte për isnepktim vetjak edhe kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit, Agron Hyselliu, i cili nuk identifikoi asnjë çarje apo dëntim të shkaktuar nga tërmeti. Po ashtu mësohet se nisur nga ky konstatim Bashkia nuk ka kërkuar vlerësim të pasojave pasi nuk ka të tilla. Ishte po kjo Bashki që para pak ditësh u përmbyt, duke mos dhënë asnjë sqarim publik për shkaqet dhe përgjegjësit. Edhe pse u ekspozua me pamjee dhe foto duke tharë dokumentat në korridor sërish nuk bëri transparencë edhe pse ka dyshime të forta se ishin punimet e sheshit Skënderbej që shkaktuan përmbytjen e Bashkisë dhe Bibliotekës Kombëtare.
Add new comment