Letra të ngjyrosura me gjak për Kotzias

Postuar në 28 Qershor, 2018 13:08

Kërcënime me vdekje ka marrë ka ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias pas marrëveshjes për emrin e Maqedonisë. Vetë Kotzias tha në një intervistë radiofonike se ka marrë letra të ngjyrosura me gjak dhe kuti me plumba pas firmosjes në Prespë për Maqedoninë Veriore.

"Kam marrë 800 kërcënime kundër jetës dhe familjes sime. Më kanë dërguar kuti të mbushura me plumba dhe plisa të vaditur me gjak”-tha Kotzias. Por më e rëndë akoma është se pamvarësisht se ministri i Jashtëm grek i është drejtuar Prokurorisë askush nuk reagon.

"Kam gjetur telefonat, adresat dhe emrat e njerëzve të cilët po më kërcënojnë telefon. Autoritetet thjesht bëjnë rekomandime. E gjithë kjo të kujton periudhën e viteve  '63 -'65. Jemi kthyer në gjuhën e urrejtjes. A keni parë ndonjë prokuror të shqetësuar”-tha Kotzias.

https://sputniknews.gr/ellada/20180628293531-kotzias-apeiles-kata-zois/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.