Sajdisja e publikut me profesionistë të “Fushës”
Mediat kombëtare transmetuan sot një material të servirur nga bashkia e Tiranës, ku arkitekti Bjarke Ingels shpjegon pse duhet shembur teatri ekzistues për t’u zbatuar më pas projekti i kompanisë “Fusha sh.pk” me kulla shumëkatëshe dhe një godinë komplekse, ku të ketë edhe salla teatri.
Veliaj u kujdes që edhe dekori për intervistën e tij të ishte me gazetarë nga Tirana, të cilët u morën të paketuar në Barcelonë për të inskenuar një tryezë diskutimi me arkitektin e kompanisë “Fusha.sh.pk”.
“Ne e studiuam me shumë kujdes hapësirën dhe mundësinë e përdorimit të dy godinave ekzistuese, por ato janë jashtëzakonisht të ngushta...godina aktuale thjesht nuk e ka gjeometrinë, nuk e ka hapësirën, për të qenë një Teatër Kombëtar i vërtetë...Ne mund të bënim disa shtesa tek godinat ekzistuese, por në fund do të kishim dy volumet gjatësore dhe do bënim shtesa të tjera në lartësi dhe anësore: do të bëhej pak si një ndërtesë 'frankenshtein' - kjo do të ishte jo praktike, aspak elegante dhe shumë shumë e shtrenjtë si ndërhyrje”- ka thënë Ingels para gazetarëve të preferuar të Bashkisë.
Një tjetër truk propagandistik, i gjithi nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë, i cili paralelisht me kopsitjen e letrave, po sajdis publikun me idënë se çdo vendim e ka të bazuar në ekspertizë teknike, përtej vizionit se çdo gjë që lidhet me emra të huaj domosdoshmërisht është më e mirë se ajo që thonë ekspertët e brendshëm.
Por personazhi në fjalë që doli edhe në krah të kryeministrit si një profesionist nga Europa nuk është gjë tjetër veçse njeriu që ka paguar kompania “Fusha sh.p.k” për të bërë projektin e Teatrit të Ri. Minimalisht ky profesionit i “fushës” është në konflikt interesi sepse mbron një projekt për të cilin është paguar nga kompania që kërkon të ngrejë kullat. Faktin që projekti për Teatrin e Ri është porositur nga kompania “Fusha shp.k” e pranoi zëvendësi i Veliajt, Arbën Mazniku në emisionin “Opinion”, natyrisht me lejen e kryetarit ose ndoshta nga guximi i tepruar për ta mbrojtur vizionin e shefit të tij.
Comments
kenokotorri@yahoo.com
ai nuk duhet degjuar e ti vije turp (si dhe ortakut qe e propozon), sepse eshte ne konflikt interesi.
Add new comment