Greqia ka lëshuar, por nuk ka humbur në çështjen e detit

Postuar në 23 Qershor, 2018 17:13

Çështja që po mban peng shpalljen e një marrëveshjeje në bisedimet Shqipëri-Greqi është pakti detar e për të cilin bisedimet vazhdojnë ende. Gazeta greke To Vima, duke iu referuar burimeve qeveritare, thotë se bëhet fjalë për një nga proceset më të rëndësishme diplomatike mes dy vendeve. Kjo pasi do të rregullojë çështjen e kufijve detarë mes dy vendeve, duke bërë të mundur shfrytëzimin e rezervave të mëdha të hidrokarbureve të vlerësuara në këtë zonë, veçanërisht për Greqinë, e cila e ka përparësi këtë proces.

To Vima shkruan se marrëveshja e re që po përpilohet, merr parasysh kundërshtimet e palës shqiptare, duke i dhënë asaj më shumë hapësirë. Pala greke thotë se kjo nuk ndryshon substancën, ndërsa në të njëjtën kohë krijimi Zonave Ekskluzive Ekonomike në detin Jon është një precedent shumë pozitiv për Kastellorizon ​​dhe të drejtat sovrane greke në detin në Egje.

Ajo që kuptohet është se Shqipëria mund të ketë përparuar në sipërfaqe detare, duke nisur matjet nga vija baze dhe jo gjiret e brendshme si në vitin 2009, ndërsa Greqia ka fituar të drejtën për të spallur 12 milje det territorial. Dy ditë më marë edhe kryeministri Rama tha se marrëveshja është e duhura dhe se shqiptarët do ta shohin në hartë ndryshimin me marrëveshjen e vjetër.

Nga ana tjetër diplomacia greke ka një pozicion të pandryshueshëm lidhur me çamët dhe pretendimet e tyre të pronësisë.  Ajo bazohet në në konventën ku thuhet se mbrojtja evropiane e të drejtave të pronësisë nuk shtrihet para ngjarjeve të vitit 1950.

http://www.tovima.gr/politics/article/?aid=994416

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.