Shkollat e Gylenit, a duhet t’i kontrollojë qeveria?

Postuar në 19 Qershor, 2018 18:08

Deklarata e kryeministrit Rama për “Anadolu Agency’ se qeveria po ndjek me vëmendje institucionet arsimore të Gylenit, ngjall opinione të kundërta në Tiranë. Hajro Limaj, drejtues i Institutit të Politikave të Sigurisë Shqiptare thotë se ky survejim është i panevojshëm, ndërsa Ermir Gjinishi,  Ish-nënkryetari i Komunitetit Mysliman e vlerëson këtë organizatë si kërcënim për vendin.

Herë pas here Shqipëria është përfshirë në një debat lidhur me prezencën e organizatës Gyleniste. Debati nxitet nga kërkesa e vazhdueshme e qeverisë turke ndaj Shqipërisë që të shkrijë institucionet e sa arsimore dhe të dëbojë idividët e lidhur me klerikun Gylen. Fusha me të cilën vepron lëvizja Gylen, në Shqipëri është arsimi, kolegjet dhe universitetet turke. Vetë kryeministri, Edi Rama i pyetur nga agjencia turke “Anadolu Agency” konfirmoi  vëmëndjen e qeverisë shqiptare ndaj këtyre institucioneve. Për drejtorin e Institutit të Politikave të Sigurisë Shqiptare, Hajro Limaj ky survejim i qeverisë ndaj këtyre institucioneve është i panevojshëm, pasi këto kolegje janë konform rregullave dhe ligjit të arsimit shqiptar.

I vetmi investim që është bërë nga shteti dhe biznesi turk më i mirë në Shqipëri. Për këto institucione arsimore nuk e bën Shqipëria vlersimin por e bën bota.Këto shkolla nuk i ka hapur Gyleni me kokën e tij vetëm, por këto shkolla i ka hapur me mbështetjen e shtetit turk. Ndaj duke e ditur që këta pasqyrojnë vlera të tilla dhe kanë influencë edhe pse shkollatnuk merren fare me partitë politike ai do të godasi se kanë lidhje me Gylenin. Shkollat nëShqipëri janë hapur me mbështetjen e shtetit turk dhe të gjitha të miratuara në Këshillin e Ministrave të Shqipërisë me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe kjo Ministri i vlerësoi shkollat më të mira”, deklaroi Hajro LImaj, Instituti i Politikave të Sigurisë Shqiptare

Në anën tjetër, Ermir Gjinishi i njohur si një kritik i ashpër i lëvizjes Gyleniste shprehet se kontrolli që qeveria iu bën këtyre institucioneve është mëse i nevojshëm, pasi Gylesnistët sipas tij shfrytëzojnë vendet me demokraci të brishtë për të zhvilluar aktivitetin e tyre kriminal.

Të tilla oganizime paralele, të tilla struktura që përdorin hapsirat ligjore për të kapur shtetin për të inflirtuar shtetin. Një shtet me difektet e njohura siç është Shqipëria me demokraci të brishtë me institucione që nuk janë në nivelin e duhur janë të thuash parajsa e këtyre lëvizjeve. Prezenca Gyleniste është e vërtetuar në Shqipëri dhe i  takon shtetit dhe strukturave të shtetit ti vërejnë ti mbikqyrin dhe të shohin a janë a s’janë të vërteta shqetësimet e shtetit turk se funksionojmë me ligjet e shtetit tonë” tha Gjinishi.

Gjinishi shkon më tej kur thotë se kjo lëvizje, jo vetëm është prezente në vendin tonë në arsim, porse aktiviteti i tyre ka marrë një shtrirje të gjerë edhe në jetën socio-ekonomike. Për Gjinishin prezenca e gylenistëve në Shqipëri, përkthehet në cenim të sigurisë kombëtare.

Një pjesë e madhe e këtyre njerëzve të Gylenit në Shqipëri kanë aktivitet të paligjshëm në Shqipëri. Shumë shpejtë do dalin fakte në llogaritë e këtyre njerëzve shtetas turq kanë punuar në organizimet e Gylenit në Shqipëri, por jo vetëm shtetasit truq, mund të dalin të dhëna rëngjethësëse siç janë transferime parash të shumave marramendëse dhe ky është objekt kërkimi dhe hulumtimi i Drejtorisë së Pastrimit të Parave dhe krimit të oganizuar. Eksponent të Gylenit janë përfshirë në trafik ndërkombëtar droge në Shqipëri, madje dhe në atë që është bërë shumë zhurëm në parlamentin shqiptar trafikun nëpërmjet atyre avionëve të vegjël që quheshin mushkonja do ti gjenishumë shpejtë faktet. Kemi të bëjmë me një aktivitet icili merret me pastrimparash, evazion fiskal dhe trafik ndërkombëtar droge dhe ky është problem shumë i madh”, tha Ermir Gjinishi.

Ndryshe nga Kosova, e cila ka zbatuar disa kërkesa të Turqisë për ekstradimin e gylenistëve, qeveria shqiptare është treguar e matur. Megjithatë, Turqia vazhdon të nxisë Shqipërisë dhe vendet e tjera të rajonit, si Kosova, Bosnja dhe Maqedonia që të veprojnë ndaj gylenistëve.

Comments

Submitted by sazani (not verified) on

institute qe prodhojne terroriste, dhe qe bejne lavazh truri

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.