Artistët paralajmërojnë rezistencë për Teatrin

Postuar në 11 Qershor, 2018 22:50

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëatr ka shpërndarë sot një njoftim përmes të cilit bëjnë të ditur nisjen e asaj që e quajnë rezistencë ndaj projektit për prishjen e godinës ekzistuese. Në deklaratën në fjalë Aleanca bën me dije se nuk do të lejojë që të proshet një p[jesë e memories së qytetit dhe artit shqiptar, që shpërfillet si e tillë nga konsideratat personale të kryeministrit. Në fjalën e mbajtur, aktori Alfred trebicka ka sjellë si shembull revoltën e aktorit Robert De Niro ndaj presidentit Donald Trump duke përsëritur: Fuck You Rama! Një fjali që s’ka nevojë për p[ërkthim.

Më poshtë deklarata e plotë e Aleancës:

Ka mbi 4 muaj që komuniteti i artistëve së bashku me një grup të gjerë intelektualësh dhe qytetarësh, ka dalë hapur kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Në çdo komunikim me publikun si edhe me politikanët apo të zgjedhurit, përfshirë Ministren e Kulturës, Kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe Kryeministrin e Shqipërisë, si palë të njëanshme vendimmarrëse, kemi artikuluar qartë jo vetëm nevojën e ruajtjes të paprekur të godinës egzistuese por edhe domosdoshmërinë e restaurimit të godinës historike të Teatrit Kombëtar, të lënë qëllimisht në harresë.

Nuk jemi lodhur së shpjeguari të gjithë aktorëve vendimmarrës se pse nuk duhet shembur Teatri Kombëtar për të ndërtuar kulla, u kemi folur mbi vlerat arkitekturore të godinës së projektuar nga arkitekti i njohur italian, kemi artikuluar pafund mbi nevojën e teatrove të tjerë dhe jo për shembjen e atyre që kemi, kemi shprehur qartë argumentat tona në mbrojtje të interesave publike për mostjetërsimin dhe uzurpimin e pronës publike nga oligarkët e lidhur me pushtetin dhe mafia e ndërtimit.

Sa e sa ore, ditë, muaj të shpenzuara pa u lodhur në perpjekjet tona të shumanshme për të bindur këta vendimmarrës të na dëgjojnë, për të bindur kryeminstrin Rama të heqë dorë nga ideja e tij e çmendur dhe konstante e prej më shumë se 20 vjetëve për të shembur teatrin.

Por të gjitha këto kanë rënë në vesh të shurdhër!

Perkundrazi, prej pak ditësh qeveria shqiptare ka propozuar një projektligj të jashtëzakonshëm për t'i dhënë një kompanie të vetme private, kompanisë Fusha sh.p.k, pa asnjë garë tokën e Teatrit Kombëtar, duke i hapur rrugë shembjes së godinës historike.

Mjaft më! Mjaft më! Mjaft më!

Ne nuk do lodhemi t'ju shpjegojmë asgjë më tej! S'ka asgjë për të shpjeguar që ju nuk e kuptoni! Ju thjesht nuk doni. Ose më mirë doni të mbushni xhepat tuaj dhe të privatit në dëm të pasurisë publike.

Nga fjala tek akti, nga ligjërimi tek rezistenca!

Ne nuk do t'ju lejojmë të na grabisni një tjetër pasuri kombëtare, në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e këtij vendi!

Ta dini se ne do na keni aty përballë, tek pasuria jonë e çmuar, Teatri Kombëtar! Do na keni përballë tek prona jonë publike që doni të na e rrëmbeni! Nëse nuk tërhiqeni, do na keni përballë me protesta edhe tek ministria, tek bashkia, tek kryeministria e tek parlamenti.

Jua premtojmë këtë!!

Ftojmë në këtë rezistencë paqësore, të gjithë aktorët dhe regjizorët e teatrit, të gjithë artistët dhe intelektualët, të gjithë banorët e Tiranës e qytetarët e këtij vendi, të na bashkohen sot e në ditët në vazhdim, në ora 20:00 përpara teatrit, që të tregojmë vendosmërinë dhe rezistencën tonë në mbrojtje të godinës historike të Teatrit Kombëtar, në mbrojtje të hapësirës sonë të përbashkët, në mbrojtje të trashëgimisë, historisë dhe identitetit tonë kulturor dhe kombëtar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.