"Greqia, partneri strategjik i SHBA në Ballkan"
Për ambasadorin amerikan në Athinë, Geoffrey Pyatt pozita gjeostrategjike e Greqisë në rajonin e Mesdheut dhe Ballkanit është me rëndësi për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në rajon. Në Forumin e Bashkëpunimit të Ballkanit dhe Detit të Zi, Pyatt foli për një strategji afatgjatë të mbështetjes amerikane për rimëkëmbjen ekonomike të Greqisë.
"Të gjitha iniciativat amerikanë bazohen në kthimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Greqi, zgjerimin e lidhjeve të saj rajonale, ose nëpërmjet përmirësimit të rrjetit rrugor dhe rritjen e kapaciteteve të saj portuale", deklaroi ai.
Ai tha se në takimin e fundit mes dy ministrave të Jashtëm u ra dakord për të vendosur një dialog të nivelit të lartë strategjik për të forcuar më tej bashkëpunimin në një sërë çështjesh bilaterale. Sa i përket çështjeve të energjisë, ambasadori i SHBA në Athinë tha se “Interesi ynë i përbashkët për sigurinë energjetike të Evropës është arsyeja pse ne jemi kundër zhvillimit të Nordstream II ose një linje të dytë të tubacionit turk. Nord Stream II mund të mbledhë dy të tretat e importeve të gazit rus në BE në një rrugë të vetme, duke krijuar një pikë asfiksim që do të rrisë në mënyrë të konsiderueshme ndjeshmërinë e Evropës për furnizimin me gaz”.
Ambasadori amerikan shtoi më tej se SHBA-ja duhet të bashkëpunojë me Greqinë për të sjellë udhëheqësit e vendeve të rajonit në takimin e Selanikut me sekretarin amerikan të Tregëtisë Wilbour Ross dhe anëtarët e tjerë të delegacionit amerikan.
Add new comment