Maqedonia bëhet pjesë e nismës Adriatiko-Joniane

Maqedonia është bërë anëtare me të drejta të plota në Iniciativën Adriatiko-Joniane. Agjencia maqedonase, MIA, raporton se sekretari i Shtetit, Viktor Dmovksi, ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave të Iniciativës dhe të Strategjisë së BE-së për rajonin Adriatiko-Joniane me ftesë të ministrit të Jashtëm italian, Angelino Alfano.
Takimi është mbajtur në Katania dhe në të përfaqësohen vendet anëtare si Italia, Greqia, Sllovenia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria. Nisma u formua në Ankona në vitin 2000 me synimin e forcimit të bashkëpunimit rajonal.
Add new comment