Bunkeri gjerman i Kretës kthehet në muze
Një muze unik që shërben si retrospektivë për periudhën e pushtimit gjerman në Kretë u ngrit nga vullnetarë dhe donacione në Ano Platanias, pranë Chanias, në ishullin grek. Muzeu është vendosur në bunkerin gjerman të përdorur gjatë betejës së Kretës në 20 maj 1941.
Kujtimet dhe një pjesë shumë e rëndësishme e historisë së asaj kohe janë "ringjallur" në një thellësi prej tetë metrash nën tokë , brenda tuneleve të gërmuara nga robërit e luftës që ishin kapur gjermanët, të cilët përdorën tunelet për të magazinuar municion gjatë okupimit (1942-1945).
Sipas kryebashkiakut të Platanias, Yiannis Malandrakis, muzeu i krijuar "përveç dokumentimit dhe paraqitjes së historisë së betejës së Kretës është edhe një ekspozitë për historinë e Platanias.Pas përfundimit të luftës, vendi u përdor nga banorët lokalë si një zonë magazinimi deri sa filloi nisma për ta kthyer atë në një muze lufte.
Sipas faqes zyrtare të muzeut në Facebook, ka pasur një sekret që shpëtoi banorët e Plataniasit nga një masakër nazistësh. Ndërtimi i vetë strehës lidhet me një histori interesante lokale. Gjatë betejës së Kretës një pilot gjerman i plagosur rëndë vdiq në Platanias pasi ai u ushqye nga vendasit për disa ditë.
Frika e fortë për hakmarrjen naziste dhe ekzekutimet e civilëve të pafajshëm detyruan fshatarët të varrosnin ushtarin gjerman në një varr sekret afër kishës. Për fat të keq, disa ditë më vonë ky vend u zgjodh nga oficerët gjermanë për të filluar gërmimet për ndërtimin e strehës.
Mihalis Stamatakis, një komisioner i zgjuar i kishës, i bindi nazistët për të lëvizur hyrjen e tunelit duke mos zbuluar kështu ushtarin e fshehur dhe duke e shpëtuar fshatin nga masakra. Muzeu bunker është 200 metra i gjatë dhe ka 13 salla që janë ruajtur në formën e tyre origjinale.
Vizitorët mund të shohin objekte unike nga Lufta e Dytë Botërore, të tilla si uniforma, municione, mobilje, helmeta dhe objekte të tjera, kryesisht nga koleksione private. Donatorët janë afërsisht 210. Në disa pjesë të mureve vizitori mund të shohë emrat e ushtarëve gjermanë që shërbyen në atë zonë, kryqin gjerman ose suvanë. Armë anti-ajrore (flak), tuba siluri dhe mina detare janë në shfaqje në zonën përreth.
http://www.keeptalkinggreece.com/2018/05/23/wwii-nazi-germans-crete-bunk...
Add new comment