"Vettingu nuk mbaron me largimin nga sistemi. Do të ngrihen akuza penale"
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje në emisionin “Top-Show” se ajo që po ndodh në sistemin e drejtësisë është një revolucion. I pyetur për kolapsin që ka prodhuar vetting në Gjykatën Kushtetuese dhe për bllokimin e punës në Gjykatën e Lartë, Rama tha se kjo është një situatë e përkohshme por e pashmangshme.
Është një revolucion brutal
tha Rama, sipas të cilit në situatën ku kishte hyrë vendi nuk kishte rrugë tjetër.
Kryeministri ka shtuar se vetting nuk përfundon me largimin nga puna e gjyqtarëve, por do të vijojë me kontrollin pasuror dhe të gjithë gjyqtarët apo prokurorët do të vihen nën akuzë penale.
Add new comment