Taksë për pronën në fshat, edhe për stallat e kafshëve
Përfshirja e fermave, magazinave bujqësore dhe stallave në taksimin e pronës, sipas formulës që prek edhe biznesin nuk ka gjetur dakordësinë e ekspertëve të bujqësisë. Sipërmarrësi, Ardian Citozi thotë për TEMA TV, se formula e re e taksimit dëmton fermerët, duke rritur kostot, ndërsa shton se do të do t’i kërkojnë qeverisë të mos përfshihet kjo kategori strukturash.
Ndërsa drejtroi i Projektit IPESA, Morten Sejersen e quan të disfavorshëm vendimin, por mund të reflektojë në një periudhë afatgjatë për t’i orientuar fermerët t’i riorganizojnë fermat e tyre.
“Për një periudhë afat shkurtër jam i sigurt se fermerët do ta shohin këtë vendim si një disavantazh. Them kështu, pasi kjo do të thotë më shumë burokraci dhe punë administrative për fermerët. Do të ketë më shumë pagesa, por në një periudhë më afat gjatë ata do ta shikojnë fermën e tyre si një biznes. Dhe kjo do t’i fokusojë akoma më shumë, për të parë se kush është përfitimi i fermës së tyre. Është detyra e Shërbimit Këshillimor për t’ia dhënë këtë informacion fermerëve”.
Sipas ekspertëve, taksa e pronës edhe për këto objekte do të jetë e njëjtë me atë të pronave që sjellin të ardhura, duke prekur drejtpërdrejt fermerët dhe blegtorët. Sipas vendimit të marë, fermerët duhet të paguajnë 0.2% të vlerës së pronës me çmimin e references, ndërsa vlerësohet se janë 325 mijë ferma dhe magazine bujqësore.
TvT
Add new comment