Rusia: Koha që sistemi mbrojtës S-300 t'i jepet Sirisë dhe vendeve të tjera
Sulmi ajror i SHBA-Britanisë së Madhe – Francës ndaj Sirisë ka hapur diskutime të reja mbi përhapjen e sistemeve ajrore mbrojtëse që deri më sot përdoren nga shumë pak shtete.
Në një deklaratë për media, Shtabi i Ushtrisë ruse, pretendon se nga 131 raketa të lëshuara në drejtim të Sirisë, 71 janë gjurmuar dhe rrëzuar nga sistemet siriane, S-125, S-200, Buk dhe Kvadrat që janë prodhime të 30 viteve më parë nga Bashkimi Sovjetik.
Në të njëjtën deklaratë, Shtabi i Ushtrisë ruse nënvizon edhe se:
Pak vjet më parë në refuzuam të furnizonom me S-300 Sirinë për shkak të kërkesës sonë nga disa partnerë perëndimorë. Duke marrë parasysh se çfarë ndodhi, ne konsiderojmë se është e mundshme që t’i kthehemi kësaj çështjeje. Dhe jo vetëm për Sirinë, por edhe për shtete të tjera
Sipas Moskës, ushtria ruse prezente në Siri nuk ka aktivizuar asnjë prej sistemeve të veta në zonën ku është stacionuar, sepse goditjet nuk ishin në rrezen e tyre. Më herët, tre vendet sulmuese njoftuan se Rusia ishte njoftuar për sulmin që përqendrohej ndaj njësive luftarake kimike të Bashar as-Assad, e që me gjasë i shërben tri fuqive për konsum të brendshëm.
Sulmi u zhvillua pa mandatin e OKB-së dhe është konsideruar nga Rusia dhe Irani si i jashtëligjshëm.
Add new comment