Spaho: Koncesioni i skanimit në dogana, kusht për heqjen e vizave. Pagesa i njihej si kosto biznesit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka përsëritur sot gjatë një interviste për TvT se opozita i përmbahet idesë për heqjen e tarifës për kalimin një rrugën Durrës-Kukës. Sipas tij, taksat kombëtare që vilen për mirëmbjatjen e rrugëve mjaftojnë në këtë drejtim. Ai është pyetur për dallimin mes koncesioneve të dhëna së fundmi dhe atyre të dhënë p.sh nga PD-ja, konkretisht për atë të skanimit në dogana. Z. Spaho ka deklaruar se skanimi në dogana ka qenë kusht për heqjen e vizave me BE-në. Sipas tij skanimi bënte pjesë në kuadër të forcimit të kufirit dhe mënyra e pagesës ishte ndryshe.
Në atë kohë biznesi e deklaronte pagesën e tarifës në kostot e veta, sot nuk ndodh një gjë e tillë
tha ai.
Add new comment