Edhe Papën e keqinterpretojnë gazetarët

E keni parasysh Edi Ramën që ankohet përditë nga mediat? Edhe pse me skandalet e fundit dhe me koncesionet që po ua ngec shqiptarëve pa shumë transparencë e ka ulur dozën, sërish z. Rama përjetoi gëzim ditët e fundit kur përfitoi edhe njëherë statusin e tij të preferuar: atë të viktimës së një keqkuptimi me gazetën gjermane “Die Welt”.
Por z. Rama e ka artificial problemin, pasi edhe sikur ajo që thotë ai të interpretohet drejt, Shqipëria që ai drejton, tradhëton me gjendjen e saj çdo shpresë dhe dëshirë. Madje edhe çdo “arritje”.
E kundërta ndodh në një vend tjetër dhe në një nivel thetër. Ankesën për keqintepretim e ka bërë së fundmi edhe Selia e Shenjtë sipas të cilës, gazetari I njohur dhe themeluesi I gazetës “La Repubblica”, Eugenio Scalfari ka deformuar fjalët e vetë Papa Francesco. Scalfari ka qenë në një takim privat me Papën ku është folur për shpirtin, parajsën dhe ferrin. Scalfari ka riprodhuar pjesë të diskutimit në një artikul në gazetë mes të cilave shkruan se Papa i ka treguar se ferri nuk ekziston
“Ku shkojnë shpirtat e këqinj”, ishte pyetja e tij. Sipas gazetarit Papa është përgjigjur ndër të tjera se:
Nuk ekziston një ferr, por ekziston zhdukja e shpirtrave mëkatarë
Selia e Shenjtë ka deklaruar se këto fjalë janë fryt i rindërtimit të bisedës nga Scalfari, por aspak një zbardhje besnike e asaj që është thënë nga Papa.
Add new comment