Taksa e pronës, ngrihet drejtoria për administrimin

Administrimi i taksës së pronës pas 1 prillit mund të shoqërohet me problematika, jo vetëm në faturime, por edhe në llogaritjet që mund të bëjnë njësitë vendore nga të dhënat e kadastrës fiskale. Për të evituar problemet, Ministria e Financave do të ngrejë përkohësisht një strukturë të re të përkohshme, të quajtur drejtoria e Taksës së Pasurisë, ndërsa Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera tregon për Tema Tv se drejtorianë fjalë do të bëjë vetëm koordinimin e punës që do të kryhet nga njësitë e qeverisjes vendore.
Add new comment