Serioze/Shqipëria zbulon dy agjentë rusë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/03/65D2385D-63AB-4745-9EB9-0F1A8906715F_2018_03_26_16.jpeg?itok=7ZBr9sOv)
ResPublica e paralajmëroi se Shqipëria do të ndiqte praktikën e diplomacisë së lëpirjes zyrtare duke dëbuar diplomatët rusë. Sot Ministria e Jashtme, njofton se i është komunikuar ambasadorit rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin kërkesa verbale për shpalljen non grata të dy personave pjesë e stafit të ambasadës për shkak se “veprimtaria e tyre nuk përputhet me statusin diplomatik”.
Ministria nuk ka pranuar në mënyrë të çuditshme të bëjë publik emrat e personave, por bëhet fjalë për sekretarin e Parë të ambasadës dhe atasheun ushtarak.
Në faqen zyrtare të ambasadës figurojnë si sekretarë të Parë tre persona:
Aleksey Balashov, Aleksander Kovalenko dhe Dimitry Krasakov. Si atashe ushtarak figuron Vladislav Filippov.
Lëvizja qesharake e Ministrisë së Jashtme vjen siç thotë ajo “pas referimit nga organe të sigurisë”, por Top-Channel raporton se kërkesa ka ardhur nga ShBA.
Comments
Rreziku rus
I kemi inteligjente ne, disa nga keshilltaret e LSI neper bashkite e vendit! Ata ishin te paret qe paralajmeruan rrezikun rus!
Rusia duket te shikoje sesi psh Amerika nuk perzihet aspak ne punet e brendshme te Shqiperise permes ambasades se saj dhe te marre shembull! Perndryshe jemi te detyruar ta shikojme Rusine si rrezik kombetar!
Add new comment