“Kjo krizë mund të çojë në shkatërrimin e Facebook”

Postuar në 21 Mars, 2018 12:19

Një nga mnentorët e Mark Zuckerberg dhe investitor i hershëm në Facebook, Roger McNamee thotë se kriza e tanishme e kompanisë, me skandalin e Cambridge Analytica, mund të çojë në shaktërrim të plotë.

Ata nuk kanë bërë as hapin e parë. Të pranojnë që ka një problem

është shprehur ai gjatë një interviste për Christiane Amanpour në CNN.

Ai ka treguar edhe përplasjen e vitit 2016 mes tij dhe Zuckerberg me Sheryl Sanberg për atë që ai e quan “një çështje sistemike të produktit”.

Sipas Zuckerberg dhe Sandberg kjo nuk duhej parë si çështje biznesi, por si çështje e raporteve me publikun.

McNamee thotë se drejtuesit e Facebook i ka ditur prej disa kohësh problemet dhe për këtë nuk ka asnjë justifikim, edhe për shkak se ata kanë zgjedhur strategjinë e rritjes me çdo çmim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.