Franca, kontroll ISP-ve për urrejtjen në internet

Qeveria franceze paraqiti të hënën një plan të ri kundër racizmit dhe antisemitizmit, duke aspiruar të kryejë një luftë efektive kundër "urrejtjes” në internetit, duke detyruar ofruesit e internetit që të "marrin përgjegjësitë e tyre".
Ky plan, i njoftuar muajin e kaluar mbulon periudhën 2018-2020. Ai u miratua pas zbatimit të planit të parë të aplikuar pas rritjes së akteve anti-myslimane dhe anti-semite në Francë, që u frymëzuan nga sulmet xhihadiste të vitit 2015. “Ligji francez do të amendohet për të "forcuar detyrimet" ndjekjen dhe fshirjen e përmbajtjeve të paligjshme nga interneti”-deklaroi kryeministri Edouard Philippe.
Siç njoftoi në fillim të marsit presidenti Emmanuelle, Franca "do të luftojë" për një iniciativë legjislative në nivel evropian që do të detyrojë ISP-të tërheqin shumë shpejt "përrenjtë e baltës" me përmbajtje të "urrejtjes, racizmit apo anti-semitizmit ".
Add new comment