Arrestohet Sarkozy

Postuar në 20 Mars, 2018 09:57

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi u arrestua nga autoritetet franceze të martën në mëngjes. Sipas mediave franceze, Sarkozi u arrestua jashtë stacionit të policisë Nanterre ku u ishte thirrur për të dëshmuar lidhur me financimet e fushatës së tij presidenciale nga Libia në vitin 2007. 

Hetimi për këtë rast ka filluar që nga viti 2013. Në janar të këtij viti, biznesmeni francezo-libanez Zieh Tayeyin i tha një gjykatësi se kishte prova të mjaftueshme për financim të paligjshme nga qeveria libiane të fushatës së Sarkozy, duke pretenduar se shuma e kësaj ndihme ishte më shumë se 5 milionë euro.

Ai i kishte paraqitur me një gjykatës prova të takimeve që kishin ndodhur para zgjedhjeve të vitit 2007 midis Bashir Saleh, sekretarit të diktatorit libian, Muamar Gadafi dhe Claud Gean, drejtorit të zyrës së Nicolas Sarkozy kur ai ishte ministër i brendshëm, përpara zgjedhjeve presidenciale franceze.

Ankesat e para në lidhje me financimin e fushatës zgjedhore të Sarkozit u bënë nga i biri i Gaddafit, Saif Al Islam në mars 2011, ndërsa Franca po përgatitej të ndërhynte në Libi. Vetë Sarkozi në vitin 2012, si dhe më vonë i ka hedhur poshtë këto pohime duke folur për gënjeshtra.

http://www.liberation.fr/direct/element/soupcons-de-financement-libyen-n...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.