Lajmi i mirë i humbjes së të majtës në Itali

Humbja e të majtës në Itali është një lajm i mirë. I mirë për faktin se i dha një mësim të mirë një partie që ushqente vetëm ambiciet e një njeriu si Matteo Renzi, as intelektual, as politikan i vërtetë, as administrator i suksesshëm dhe as vizionar jo e jo.
Nuk ka analizë politike në Itali që të mos e lidhë humbjen poshtëruese të Partisë Demokratike me manovrimet prej kllouni të këtij individi që është një nga simbolet e kohës sonë: prezent kudo e për çdo gjë, i sukssesshëm pse kështu vetëshpallet, pleshërues i çdo sëmundjeje sociale.
Në një prononcim për Corriere della Sera, Walter Veltroni, themelues i partisë të cilën Renzi e çoi në minimumim historik, thotë se kjo humbje nuk ishte rastësi.
Nuk është një aksident. E majta nuk e kapi transformimin e shoqërisë. Ishte e fortë kur shoqëria ishte e strukturuar, e organizuar sipas klasave, me elementë të fortë unifikies. Në një shoqëri të rrjedhjshme, e majta humbi rrugën. Humbi kapacitetin për të qenë vetvetja…Humbi atë që e majta nuk mund ta humbasë: raportin me popullin. Pa popullin e majta nuk ekziston
shprehet ai.
Veltroni e ka fjalën për atë raport të vërtetë që sot nga e majta përmbytet nga fjalët e shumta që kujdesen për popullin. E shohim këtë edhe në Shqipërinë, ku jeta publike gëlon nga lumi i fjalëve dhe arrogancës së Edi Ramës dhe Erjon Veliajt, një vend ku dominon një e ashtuquajtur e majtë e cila katapultoi në jetën publike njerëz të krimit, që dominohet nga interesa miliarderësh dhe që po diferencon veten në nivel pasurie nga e gjithë shoqëria.
Add new comment