Lëshon autorizimin
Pas një bllokimi disa javor dhe dy refuzimeve te njepasnjeshme, Presidenti Meta i dha autorizimin Ministrit te Jashtem, Bushati qe të leshojë plotfuqinë për grupin negociator për ndarjen e kufirit detar me Greqinë duke kërkuar që të respektohet kushtetuta. Nuk është se rezistenca e Metës krijoi ndonjë iluzion se ai nuk do të hapte dritën jeshile për nisjen e negociatave, thjesht Presidenti u mundua t’i japë rëndësi vetes duke na u shpalosur si garant i Kushtetutës, përderisa ia lejonte procedura. E rëndësishme është që më në fund Presidenti u bind se ekspertët nuk kanë gabuar me matjet apo hartat që i janë servirur në tavolinë.
“Presidenti i Republikës, u kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, institucioneve shtetërore shqiptare, të përfshira në këto negociata dhe Grupit Negociator, të përmbushin përgjegjësitë e tyre në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të GjykatësKushtetuese, akteve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë, kuadrit të brendshëm ligjor, në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit”, - thuhet në njoftim.
Dhënia e autorizimit vjen pak ditë pas takimit që Presidenti Meta zhvilloi në Presidencë me kryeministrin Rama, takim për të cilin nuk u dhanë detaje, por në qendër të të cilit ishin pikërisht negociatat me Greqinë. Kjo lëvizje i hap rrugë edhe një vizite të programuar të kryeministrit grek Cipras në muajin prill në Tiranë.
Add new comment