ShBA, kërkohet vendosje sanksionesh edhe për shitje-blerje armësh apo sistemesh mbrojtëse

Postuar në 17 Mars, 2018 10:58

Një grup ligjvënësish amerikanë të drejtuar nga senatori Bob Menendez kanë kërkuar sqarime nga Departamenti i Shtetit informaciome mbi raportet e mundshme të Rusisë me vende të tjera në shitjen e sistemit ajror mbrojtjës S 400. Letra e tyre është raportuar nga mediat ruse që shkruajnë se senatorët dhe kongresmenët sugjerojnë që nëse të dhënat verifikojnë shitje të sistemit për vende të treta, Rusia duhet t’u nënshtrohet sanksioneve në bazë të Aktit për Përballjen e Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve.

Letra i bën jehonë të dhënave se Rusia po negocion për shitjen e sistemit me disa vende, përfshirë Turqinë, Kinën, Iranin(raportohet që e ka mbyllur marrëveshjen), Arabinë Saudite dhe Katarin. 

I njëjti sistem mbrojtjës paralizoi aktin e ndërhyrjes ajrore amerikane dhe britanike në Siri. Moska vendosi instalimin e tij në Tartus dhe në Latakia të Sirisë, pak përpara se Kongresi dhe Parlamenti britanik të jepnin dakordësinë për sulmet. 
Për të njëjtat arsye, në janar të këtij viti edhe Turqia u kërcënua se do të vendosej nën sanksione nëse blinte sistemin, i cili edhe nga NATO, por edhe në mediat perëndimore konsiderohet vetëm si sistem mbrojtës. 

Është e çuditshme vendosja e sanksioneve për shitjen apo blerjen e një arme mbrojtëse, ndërkohë që asgjë e tillë nuk u tha për zhvillimin e armëve ofensove nga Rusia, si p.sh raketa Kinzhal që përbën ndryshim balance strategjike mes dy vendeve kryesore në botë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.