PD sërish në Gjykatën Kushtetuese për parafiltrat e KLGJ dhe KLP
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/02/PD%20S%C3%8BRISH%20N%C3%8B%20GJYKAT%C3%8BN%20KUSHTETUESE%20P%C3%8BR%20PARAFILTRAT%20E%20KLGJ%20DHE%20KLP_2018_02_10_14.jpg?itok=kka1dY4d)
Partia Demokratike do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetueshmërinë e filtrave ligjorë për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësorit që vijnë nga shoqëria civile, avokatia dhe pedagogët.
Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, është shprehur për TemaTv se ankimimi do të ndërmerret kur të plotësohet vakanca e Gjykatës për të kërkuar një vendim 5:2 që është detyrues per Parlamentin. Kjo nismeë do të ndërmerret për shkak se vendimet e deritanishme 4:3 të Gjykatës, ndonëse pro kërkesave të PD-së, nuk janë marrë në konsideratë nga mazhoranca, pikërisht sepse nuk konsiderohen përfundimtare.
Nenet e kthyera nga Gjykata Kushtetuese, kanë të bëjnë me filtrat paraparlamentarë të caktuara nga mazhoranca – si vjetërsia në punë, komisionet e ndryshme te vlerësimit dhe pastërtia e figurës, të miratuara pa dakordësinë e opozitës, por qe gjithesesi janë aplikuar në zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP nga radhët e jogjyqësorit dhe joprokurorisë.
Add new comment