BE merr masa për të mbrojtur firmat europiane nga sanksionet e SHBA ndaj Iranit
Çështja iraniane tensionon më tej marrëdhëniet mes Europës dhe SHBA-së. Agjencia “Reuters” raporton se BE mund të vërë në lëvizje rregullore për mbrojtjen e firmave europiane që bëjnë biznes me Iranin, nëse SHBA tërhiqet nga marrëveshja e vitit 2015 dhe imponon sanksione ekstraterritoriale.
Agjencia referon një zyrtar të lartë të BE-së që shpreh mendimin e qëndrueshëm europian që sheh një mundësi te marrëveshja e vitit 2015 që shkëmben heqjen e sanksioneve me kufizimin e Iranit në programin bërthamor.
Si model referues janë rregulloret e vitit 1996 që u dakordësuan për t’iu kundërvënë sanksioneve amerikane ndaj Kubës të cilat në atë kohë u konsideruan se ishin një politikë e SHBA nga të cilët këto të fundit përfituan por në kurriz të sovranitetit europian.
SHBA gjobiti në vitin 2014 në kuadër të ligjit për sanksionet ekstraterritoriale firmën francize BNP Paribas me 9 miliardë dollarë dhe kjo është një arsye që BE po shikon nga masat mbrojtëse.
Add new comment