Soros në lojë për të prapësuar Brexit
Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan sot se George Soros – të cilit nuk harron t’i kujtojë nofkën “njeriu që theu Bankën e Anglisë”, po investohet për organizimin e një referendumi të dytë për kthimin e Britanisë në BE. Sipas gazetës në fjalë, Soros është një nga tri figurat kryesore të grupit “Më e mira për Britaninë” që mbështet fushatën “Qëndro – Remain”. Grupi në fjalë po planifikon që këtë muaj të nisë një fushatë publicitare kombëtare me synim mbërritjen drejt një referendumi të dytë për ta mbajtur Britaninë në BE dhe në këtë kuadër, po synohet rekrutimi I donatorëve kryesorë të konservatorëve britanikë që sipas gazetës do të minonte përpjekjet dhe pushtetin e Theresa May, kryeminitres aktuale. Po kështu pjesë e axhendës është bindja e parlamentarëve britanikë për të votuar kundër marrëveshjes finale të Brexit, një akt që do të çonte në krizë politike me rrugëzgjidhje eventuale, ose një referendum, ose zgjedhje të parakohshme.
Gazeta referon një dokument që ka dalë nga takimi i grupit në fjalë që mesa duket po investon në ruajtjen e një ekuilibri të humbur në Europë.
“Nuk është vonë për ta ndalur Brexit”, citon gazeta dokumentin në fjalë.
Grupi “Më e mira për Britaninë” drejtohet nga Lord Malloch – Broën dhe Sir Martin Sorrell, drejtori ekzekutiv i firmës publicitare WPP.
Gazeta rendit të dhëna që flasin për kontaktet e shtuara të Soros me njerëz të rëndësishëm nga kampi konservator në Britani pa harruar të ktaegorizojë miliarderin si njeri që “ndërhynë në çështjet e brendshme të shteteve”.
“Ne duhet të fitojmë për të risiguruar Europën që rikthimi ynë do të jetë permanent”, citohet më tej memoja në fjalë.
Aty flitet për “taktika guerrile të marketingut” për të tërhequr vëmendjen duke përfshirë koncerte dhe marshime për të arritur që në qershor – korrikun e vitit 2018 presioni ndaj politikës të jetë domethënës dhe të kanalizojë zgjidhje për një situatë me të cilën duket se disa njerëz të fuqishëm nuk po pajtohen dot.
Add new comment