Afër BE-së dhe drejt një Partneriteti Strategjik me Greqinë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot para Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste se Shqipëria është një hap afër çeljes së negociatavëe të anëtarësimit në BE. Ai ka referuar takimet e zhvilluara në samitin e Davosit ku sipas tij, në kontaktet e marra është konfirmuar nota pozitivie për Shqipërinë, ndërkohë që është cilësuar se vendi ynë “i ka bërë të gjitha detyrat e shtëpisë”.
Sipas kryeministrit, me këtë notë positive që duhet të konfirmohet zyrtarisht së afërmi, bie edhe pretendimi i opozitës për kapje të drejtësisë, ndërkohë që ftoi pakicën për dialog për reformën zgjedhore.
Rama ka folur edhe për takimin e tij me kryeministrin grek, Alexis Tsipras, që e ka cilësuar si të rëndësishëm duke njohur si shumë të afërt mundësinë e nënshkrimit të një dokumenti të partneritetit strategjik mes dy vendeve.
Jemi në një moment pozitiv në dialogun me Greqinë, ashtu sikundër e shprehu publikisht edhe kryeministri grek. Pajtohem me përshtypjet se momenti i nënshkrimit të një dokumenti të ri partneriteti strategjik mes dy vendeve tona është shumë afër. Natyrisht duhet të presim përfundimin e shkruar të këtij procesi dialogu gdhe negociatash për një sërë temash që prekin harkun e 70 viteve, duke filluar nga ligji absurd i luftës, e duke vazhduar me tema që për ne kanë një rëndësi të veçantë, si marrëveshja për kufirn detar, si dhe garantimi i të drejtave të gjithë qytetarëve shqiptarë, sidomos atyre që i përkasin komunitetit çam, për të pasur lëvizje të lirë dhe pa penguar nga historitë e të shkuarës. Si dhe për të pasur çdo të drejtë ligjore sa i takon pretendimeve të pronësisë.
Po kështu synohet lehtësimi i të gjithë marrëdhënieve që kushtëzojnë komunitetin e madh të shqiptarëve që kanë emigruar në Greqi, në aspektin e burokracive, të lëvizjes, dhe besoj se përfundimi i procesit dhe garantimi i këtyre marrëdhënieve përmes vënies në funksionim të vulës, dhe po ashtu përmes përfundimit të një marrëveshjeve mes dy ministrive të Brendshme, lidhur me administrimin e pikave doganore, përbëjnë një hap të konsiderueshëm përpara
tha kryeministri Rama.
Add new comment