400 mijë francezë kërkojnë borxhin 53 miliardë euro i marrë në vitin 1867 nga Perandoria Ruse
Një grup qytetarësh francezë që zotërojnë eurobonde të lëshuara nga Perandoria Ruse në shekullin e 19-të po kërkojnë paratë nga Kremlini zyrtar. Lajmi bëhet i ditur nga Radio France Internationale dhe sipas saj bondet janë emetuar nga hekurudhat ruse në vitinn 1867. Ato ishin garantuar në ar dhe kishin një vlerë prej 15 miliardë frangash që sot janë ekuivalent me 53 miliardë euro.
Kërkuesit janë në total 400 000 pasardhës të investitorëve fillestarë që kërkojnë paratë dhe interesatm, ndërkohë që me revolucionin Bolshevik, Lenini dekretoi mosnjohjen e borxheve të trashëguara nga koha e Carit.
Sipas medias në fjalë kërkesa e tyre nuk ka shumë gjasa që të trajtohet pozitivisht, pasi në vitin 1996, Moska dhe Parisi nënshkruan një marrëveshje për shuarjen e borxheve nga koha cariste. Rusia ra dakord që të paguante 400 milionë dollar në këste 50 milionëshe. Kjo është diku te 2% e asaj që Perandoria ruse u detyrohej investitorëve francezë. E njëjta praktikë ëstë ndjekur edhe me Britaninë e Madhe, që u shlye me arin rus të depozituar në Angli.
http://www.rfi.fr/economie/20180113-emprunts-russes-100-ans-apres-descen...
Add new comment