Greqia kufizon zbatimin e Sheriatit brenda pakicës myslimane në Thrakë
Parlamenti grek ka votuar të martën një ligj që e normon Sheriatin si kod ligjor opsional për pakicën myslimane. Sipas ligjit të ri grek, zbatimi i Sheriatit kufizohet në Thrakë ku edhe është përqendruar një pakicë myslimane.
Sipas kryeministrit grek, Alexis Tsipras, ky është një “hap historik” pas ai zgjeron “barazinë e qytetarëve para ligjit për të gjithë grekët”.
Legjislacioni i ri u lejon anëtarëve të komunitetit mysliman të kërkojnë gjyq që të zgjidhin mosmarrëveshjet familjare në vend se t’u drejtohen myftinjve. Deri më tani, grekët myslimanë u drejtoheshin myftinjve për zgjidhjen e çështjeve të tilla si divorci, marrja e fëmijëve dhe trashëgimia. Këto praktika kanë diskriminuar femrën dhe me ligjin e ri sanksionohet se juridiksioni i myftinjve është opsional me dakordësinë e të gjitha palëve, përndryshe do të ndërhyjë gjykata civile.
Do të ketë një dekret presidencial për të fuqizuar ushtrimin e pushtetit nga myftinjë në një konteskt të caktuar, kurse çështjet e trashëgimisë do të zgjidhen nga kodi civil dhe jo nga Sheriati, vetëm nëse deklarohet ndryshe me shkrim.
Në Greqi komuniteti mysliman i Thrakës përbëhet kryesisht nga turq dhe pomakë bullgarisht folës.
http://www.keeptalkinggreece.com/2018/01/10/greece-sharia-law-changes/
Add new comment