KQZ-ja heq mandatin e deputetit për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka hequr mandatin deputëteve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica. KQZ-ja ka votuar me 5 vota pro në favor të kërkesës së Prokurorisë, e cila kishte depozituar materiale nga Interpol Roma sipas të cilave Rakipi dhe Rehovica kanë përdorur identetitete të rreme dhe kanë marrë sende të vjedhura. Në mbledhjen e datës 3 janar, KQZ-ja kërkoi materiale shtesë për Rakipin dhe ato u vunë në dispozicion.
Vendimi është ndeshur me argumentin e avokatëve, Theodhori Sollaku dhe Ardian Visha, sipas të cilëve kërkesa e organit të akuzës nuk pajtohet me dispozitat e ligjit për dekriminalizimin, pasi Prokuroria nuk disponon as akte dënimi dhe as vendime dëbimi dhe as process hetimor.
Sidoqoftë KQZ-ja ka vendosur heqjen e mandatit për të dy, duke vendosur kështu një situatë të re përfaqësimi në Parlament.
Add new comment