Kotzias: T'u japim fund absurditeteve historike me Shqipërinë
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias konfirmoi klimën e mirë në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe avancimin në disa çështje.
Në një intervistë për një radio vendase, Kotzias tha se Greqia do përgjigjet me shfuqizimin e dekretit mbretëror për gjendjen e luftes, te cilin e quajti absurditet hiatorik.
"Janë bërë hapa që kishim kërkuar dhe parashikuar, pala shqiptare ka përmbushur disa kërkesa. Kam parasysh tri gjëra: nëse se dy vjet më parë qeveria shqiptare kërcënonte me prishjen e një "kasolle", që ishte përdorur si kishë e Shën Athanasit, sot qeveria shqiptare ka marrë një vendim -simbolik të fuqishëm, për të vetë-financuar ndërtimin e një tempulli në atë vend me gjithë shkëlqimin që i takon
Më në fund u nxorën vendime për zbatimin e marrëveshjes për çështjen e varrezave që shpirtrat e ushtarëve tanë të prehen të qetë dhe gjithashtu iu dha shtetësia një Shejntori, njeriut i cili është Kryepeshkopi i Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Disa thonë se duhej bërë, ishte vetëkuptueshme. Po pse nuk u bë në 25 vjet. Mos u mundoni të dyshoni dhe sfidoni përmirësimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe sa të dobishme janë ato. Dhe falënderoj qeverinë shqiptare dhe Presidenti shqiptar për vullnetin e mirë që po tregojnë dhe unë dua të them këtu publikisht se problemi më i madh që ne ndjejmë se kemi me shqiptarët është se nuk kemi shfuqizuar zyrtarisht ligjin e luftës. Greqia me siguri do të përgjigjet pasi nuk mund të ketë as një shtojcë formale, ose një dyshim zyrtar se ekziston një luftë midis dy vendeve. Këto janë absurditete historike dhe ne duhet t'u japim fund".
I pyetur për çështjen e kufirit detar, Kotzias tha se do të shihen hapat në vijim.
http://www.protothema.gr/politics/article/746474/kotzias-gia-skopiano-i-...
Add new comment