Presidenca "dorovit" tezën Soros për votën e Shqipërisë në OKB
Duket se opozita parlamentare shqiptare e me të edhe presidenca e Ilir Metës so ta përdorë votimin e Shqipërisë në OKB për Jeruzalemin si një pedan për të ndërtuar një aksion që mund të afektojë raportet me ShBA-në. Letra e presidentit të Republikës, Ilir Meta për presidentin Trump është akti kulminant që po pasohet nga një propagandë shpjeguese për psenë e votës së qeverisë.
Një nga njerëzit e afërt të Ilir Metës, Ilir Kulla, i konsideruar përgjithësisht si ekspert i çështjeve të sigurisë, ka folur sot në studion e Report Tv, duke rekomanduar për publikun po atë shpjegim që aludohet nga qarqe pranë opozitës.
Vota e Shqipërisë në OKB nuk është një pasojë e lojës së Turqisë, që sipas Kullës nuk ka atë fuqi, por e një organizimi në shkallë të gjerë për të delegjitimuar politikën e jashtme të presidentit të ShBA, Donald Trump. Kulla ka dalë tek teza Soros dhe te konflikti që po ndodh sot në Departamentin e Shtetit mes njerëzve të Clinton dhe sekretarit Rex Tillerson, një aludim ky i qartë për ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Është e njohur përpjekja e opozitës për të ndarë qëndrimet e Lu me ato të Shtëpisë së Bardhë, çka riciklohet këtu si argument për të infektuar një votë që duket se po mësyhet si objektiv sulmi politik.
Kjo për pjesën e lojës politike ku eksperti ka hyrë qëllimisht. Më tej Kulla ka vijuar me analiza të “holla” logjike si pyetja që nuk kapërdihet: A do vijojmë ta njohim Izraelin? Pyetje pa sens sa kohë që OKB sanksionoi se statusi i Jeruzalemit nuk ndryshon.
Ajo që vlen të sillet në vëmendje në këtë rast nuk është vlera e komenteve të ekspertit, por inkuadrimi i qëllimshëm i tyre në kontekstin e luftës politike të ditës. Kjo sa për të kuptuar se çfarë ekspertësh qarkullojnë në Shqipëri. E mira e kësaj pune është se këto ekspertiza zbulojnë lojën e opozitës, përpjekjet e saj, por pa na bindur nëse në votën e qeverisë ka ndikuar vërtet Sorosi, Turqia, apo ka qenë një vendim me bindje. Në fund të fundit këtë duhet të bënte një ekspert.
Comments
www.dorianrada@yahoo.com
Keni te drejte ju te Respublica,voten e Rames kunder ShBA-se nuk e ka ndikuar as Sorosi as Turqia.Madje un do te shtoja se vota e Rames nuk eshte ndikuar nga asnje faktor apo arsye e palavdishme apo banale.
Perkundrazi,vota e Rames kunder ShBA-se eshte nje vote qe tregon nje pergjegjshmeri te larte politike dhe intelekuale te Kryeministrit shqiptar per fatet e botes.
Jane qesharake dhe per tu tallur te gjithe ata qe thone se Rame e Beri per kete apo ate arsye,per kete apo ate interes,i shtyre nga ky apo ai personazh politik nderkombetar etj etj.
Dhe,me te drejte ju te Respublica talleni dhe i sulmoni te gjithe keta si konspiracioniste.
Jo,Edi Rama,Kryeministri i Shqiperise ka treguar dinjitet me kete vote kunder ShBA-se.
Eshte nje dinjitet qe nuk e kemi pare qekuri....qe nga kohet e lavdishme te Partise se Punes...
Keshtu,te nderuar dhe te respektuar gazetare te REspublica,duke e mbyllur po them nje shprehje qe e thone shpesh shqiptaret,per shqiptaret: rrace mooti!!!
Fole dhe e shpetove shpirtin.
Fole dhe e shpetove shpirtin.
Add new comment