Libri/Reparacionet gjermane ndaj Greqisë arrijnë në 185 miliardë euro
Disa media greke po i lënë vend sot një libri të publikuar në Gjermani nga dy autorë: Karl Heinz Roth dhe Hartmut Rübner, sipas të cilëve borxhi gjerman ndaj Greqisë, krijuar nga pasojat e pushtimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, arrin në 185 miliardë euro.
Një parathëine e librit është publikuar në gazetën gjermane “Sueddeutsche Zeitung” dhe në të evidentohen dokumente dhe prova që bien ndesh me pretendimet e deritanishme të Berlinit zyratr që mohon të ketë detyrime të kësaj natyre. Sipas këtyre autorëve nga detyrimi 185 miliardë euro, nuk është paguar as 1%, një argument ky më shumë në konfliktin e vazhdueshmë greko-gjerman, që kulmoi sidomos pas krizës financiare të vitit 2008.
Autorët sjellin në vështrim edhe disa çështje të historisë diplomatike, siç është p.sh kërkesa greke në Konferencën e Reparacioneve në Paris në vitin 1946, ku Greqia kërkoi dëmshpërblim në shumën e 7.2 miliardë dollarëve, por mori vetëm 25 milionë dollarë. Gazeta gjermane, e cituar nga media greke, shkruan se në qendër të librit qëndron ideja se në kundërshtimin e reparacioneve ka një rol kryesor SHBA dhe elita e Gjermanisë Perëndimore. Ky është një përfundim që ndryshon nga pretendimet e Bonit zyrtar.
Shifra e dhënë është diku mes dy pretendimeve më të fundit greke, njërit që shkon në 287 miliardë euro dhe tjetrit që është zyrtar, 162 miliardë euro. Çështja e reparacioneve është rikthyer shpesh gjatë viteve të krizës, duke u shfaqur si një argument nga grekët për masat shtrënguese të propozuara nga Gjermania.
Duhet thënë se pushtimi gjerman në Greqi la shumë pasoja. Vetëm nga kequshqyerja vdiqën 140 000 njerëz deri në fund të luftës, ndërkohë që Vermahti e kishte prakitkë – edhe në Shqipëri – që kërkonte nga qeveritë e vendeve që pushtonte financime të operacioneve ushtarake, mbështetje logjistike dhe detyrimin për marrje kredish.
http://www.keeptalkinggreece.com/2017/12/13/germany-greece-wwii-reparati...
Add new comment