Trump njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2017/12/image_2017_12_06_19.jpg?itok=Rdmsa6AZ)
Presidenti amerikan, Donald Trump firmosi vendimin për njohjen e Jeruzalemit si kryeqyteti i Izraelit, pavarësisht nga reagimet e bashkësisë ndërkombëtare. "Ky qytet është kryeqyteti i Izraelit" tha Donald Trump dhe shtoi se "Ne nuk mund ta zgjidhim problemin duke përsëritur të njëjtat strategji të dështuara të së kaluarës".
Presidenti amerikan gjithashtu theksoi se vonesa në njohjen e Jerusalemit si kryeqytet nuk ndihmoi në arritjen e paqes.
Trump bëri një rishikim historik të politikave të ndjekura nga paraardhësit e tij dhe theksoi në të njëjtën kohë se Shtetet e Bashkuara mbeten thellësisht të përkushtuara për lehtësimin e një marrëveshjeje paqësore të pranueshme për izraelitët dhe palestinezët.
Presidenti amerikan gjithashtu tha se synon "të bëjë atë që mundet për të ndihmuar në krijimin e një marrëveshjeje të tillë". SHBA do të mbështesin zgjidhjen e dy shteteve në qoftë se pranohet nga të dyja palët, tha ai.
Add new comment