Deklaratë e ambasadës së SHBA për Prokurorin e Ri
Politika i është futur një debati ligjor nëse Adriatik Llallës i mbaron ose jo mandati dhe çfarë parashikon ligji dhe Kushteuta në këtë rast. PD dhe LSI i janë kapur pas teknikaliteteve për të kundërshtuar zgjedhjen e një Prokurori të Përkohshëm siç kërkojnë misionet Euralius dhe OBDAT, ndonëse ka një ftesë të kryeministrit për ta zgjedhur bashkarisht Prokurorin e Përkohshëm.
Në vetvete debate të tilla bëhen sa herë nuk është mbyllur ndonjë Pazar mes palëve të brendshme për personin që do të përfaqësojë organin e akuzës.
Nga ana e saj mazhoranca po konsumon sallatën ligjore që bëri me ndryshimim e Kushtetutës, duke u gjendur para një vakumi që e çon në ngërç zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm dhe duke valëvitur flamurim e ndërkombëtarëve.
Pa përjashtuar edhe avokatinë që PD dhe LSI po i bëjnë zgjatjes së mandatit të Adriatik Llallës. Dhe kjo mesa duket për një arsye, sepse emërimi i kryeprokurorit të Përkojshëm do bëhet nën kujdesin e veçantë të ambasadës amerikane.
Kjo e fundit e bëri të qartë qëndrimin e saj me një deklaratë ku thuhet se Prokurori i Përkohshëm duhet të zgjidhet sipas dispozitave ligjore.
Add new comment