50% e transportit të udhëtarëve me Greqinë, me mjete informale

Postuar në 02 Dhjetor, 2017 14:37

50% e transportit të udhëtarëve që lëvizin mes Shqipërisë dhe Greqisë kryhet në kushte informale. Revista ekonomike “Monitor” sjell përmes një shkrimi të djeshëm një situatë të pazakontë të krijuar për operatorët shqiptarë të cilët i kërkojnë ndihmë shtetit shqiptar që të ndërhyjë.

Sipas të dhënave të vjela nga kjo revistë në diskutimet me grupet e interesit, janë 4 milionë pasagjerë që lëvizin në një vit me linjat e Greqisë dhe më shumë se gjysma e tyre përdorin furgonët dhe autoveturat e palicencuara. Po ky është vetëm një aspekt. Probleme për operatorët shfaqen edhe në raportet me palën greke. Sipas tyre, autoritetet në Greqi kërkojnë që autobusët e shoqërive shqiptare të pajisen me bileta greke gjë që sipas tyre bie në kundërshtim me një vendim të Këshillit të Ministrave në Shqipëri.

Ka një urdhëresë në Greqi që përcakton se “lëshimi i biletave brenda territorit grek do të bëhet detyrimisht nga zyrat turistike greke”.

http://www.monitor.al/paradoksi-transporti-me-greqine-kompanite-duan-te-...

“Ndërsa në Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në asnjë rast nuk ka kërkuar që kompanitë greke të transportit ndërkombëtar të regjistrohen për efekte tatimore dhe t’ju kërkojnë këtyre shoqërive të lëshojnë bileta shqiptare”, shkruan revista në fjalë.

Operatorët sugjerojnë liberalizimin e origjinës së nisjes dhe stacionet duke ia lënë ato kompetencë autoriteteve shtetërore përkatëse në territorin e vet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.