BE: Ekstradim gulenistëve, vetëm mbi bazën e provave thelbësore

Postuar në 30 Nëntor, 2017 13:40

Bashkimi Europian nuk do të pranojë kërkesën turke për ekstradimin e pjesëtarëve të organizatës FETÖ nëse Turqia nuk paraqet prova thelbësore. Kjo është bërë e qartë nga Koordinatori i BE-së për Terrorizmin, Gilles de Kerchove i cili viziton Ankaraë. 
Ai ka kujtuar se BE-ja nuk e klasifikon organizatën e themeluar nga Fetullah Gulen si terroriste, qëndrim që ja ka përcjellë kreut të shërbimeve sekrete turke, por edhe zëdhënësit të Presidentit turk, Erodgan. Kerchove ka nënvizuar se kërkesa turke do të mbahet parasysh kundrejt provave që do të paraqiten siç është p.sh akuza dhe fakti për pjesëmarrje në vrasje gjatë grushtit të shtetit të korrikut 2016. 

http://www.hurriyetdailynews.com/solid-evidence-needed-for-extradition-of-feto-suspects-eu-anti-terror-coordinator-123281
Qëndrimi i BE-së shtron disa pikëpyetje mbi qëndrimin e Shqipërisë që është një nga vendet ku Turqia ka paraqitur kërkesën për ekstradim. Pak javë më parë, Gjykata e Durrësit pranoi një kërkesë për ekstradim për një mësues turk me banim në vendin tonë, që kërkohet nga Turqia si pjesëtar i rrjetit gulenist. Në fillim, Tirana zyrtare refuzoi këkesën turke, por me sa duket këmbëngulja e Ankarasë zyrtare ka dhënë disa efekte. 
http://www.respublica.al/2017/11/11/i-hapet-rrugë-kërkesës-turke-apeli-i-durrësit-lëshon-urdhër-arresti-për-shtetasin-muhamed

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.