Denoncim apo spiunim?
Lulzim Basha denoncoi Vangjush Dakon se është përgjuar nga shërbimet partnere duke negociuar me elementë kriminalë për blerjen e votave të 25 Qershorit.
Gjithë deklarata e kreut të opozitës ishte mbështetur mbi informacione që ai tha se i disponojnë partnerët, duke bërë në këtë rast rolin e suflerit dhe jo të një opozite që flet me fakte.
"Vangjush Dako i kapur në përgjime me kriminelë, të cilëve u premton tendera, në këmbim të blerjes së votës.I kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm të thotë nëse lëvizja e prokurorit Anton Martini është bërë apo jo nën presionin kriminal të Edi Ramës. Edi Rama po mundohet të mbrojë Vangjush Dakon nga prangat për të mbrojtur veten"-deklaroi Basha.
Kësaj deklarate nuk e pati të vështirë t'i përgjigjej vetë Vangjush Dako, i cili ka ndjekur strategjinë e partisë së tij që i tregon opozitës sesi shkohet nga fitorja në fitore.
"E vetmja gjë qe nuk bëj dot për Lulzimin dhe partinë e tij është të fitojnë Durrësin, të cilin e kanë humbur thellë dhe më thellë, duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë munduar të më hapin mua. Gjithë të tjerat me ketë lloj soji janë humbje kohe. Keqardhje për gjithë ata që dëgjojnë akoma Lulin dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujq të tërbuar-shkruan Dako në reagimin e tij.
Ndaj dhe dalja e Lulzim Bashes i ngjan më tepër nje akti spiunimi sesa nje denoncimi që rrit reputacionin e opozitës.
Add new comment