partneret

I zgjedhim partnerët me nuhatje dhe “qëllojmë në shenjë”

Postuar në 21 Mars, 2019 14:10

Kimia luan një rol të rëndësishëm kur është fjala për përzgjedhjen e partnerit. Një studim i kryer së fundmi ka zbuluar se ne zgjedhim partnerë gjenetikisht të ndryshëm nga vetja, duke u nisur pikërisht nga aroma karakteristike e tyre.

Studiuesit e universitetit “Diderot” në Paris arritën në konkluzionin se nëpërmjet nuhatjes, ne arrijmë të seleksionojmë partnerin/en e preferuar gjenetikisht. Studimi i publikuar në “Proceedings of Royal Society B” analizon kompleksin e histokompatibilitetit (MHC) dhe aftësinë e njeriut për ta dalluar atë përmes nuhatjes.

Denoncim apo spiunim?

Postuar në 20 Nëntor, 2017 20:57

Lulzim Basha denoncoi Vangjush Dakon se është përgjuar nga shërbimet partnere duke negociuar me elementë kriminalë për blerjen e votave të 25 Qershorit.

Gjithë deklarata e kreut të opozitës ishte mbështetur mbi informacione që ai tha se i disponojnë partnerët, duke bërë në këtë rast rolin e suflerit dhe jo të një opozite që flet me fakte.

Partnerët, mungesë e madhe besimi ndaj policisë shqiptare

Postuar në 08 Shtator, 2017 18:33

Qeveria thotë se policia shqiptare është institucioni më i besueshëm nga shqiptarët, por kërkesat e policive partnere për ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore vënë në dyshim integritetin e policisë shqiptare. Janë të paktën 3 vende të Bashkimit Europian që kanë kërkuar ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore për çështjet e azilit, luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Qarqe që nuk duan Shqipërinë apo Edi Ramën kryeministër?

Postuar në 14 Mars, 2017 11:36

Kryeministri Rama tha në një intervistë në Top Story se "ka edhe qarqe që nuk jetojnë për t’i bërë mirë Shqipërisë", madje do ta dëshironin që në Shqipëri të ndodhnin gjëra që i shkojnë kundër një procesi, të cilin kryeministri e quan drejtim të gabuar, duke marrë përsipër të flasë në emër të partnerëve strategjikë të vendit.

Miq të Shqipërisë, apo miq të pushtetit?

Postuar në 27 Shtator, 2016 21:50

Ç’do të thotë që miqtë ndërkombëtarë e ndihmojnë Shqipërinë? Përgjigja më e thjeshtuar është që si vende me tjetër kulturë demokratike dhe kushtetuese, me tjetër zhvillim dhe fuqi, këta miq asistojnë vendin tonë me projekte, ndihma financiare, me ristrukturim legjislacioni dhe me monitorim. Pjesën tjetër duhet që ta bëjmë vetë ne. Ky është njësoj si ai muhabeti i mikut që të gjen punë me ndonjë ndërhyrje:  Miku bën të vetën, pra ndërhyn, kurse i interesuari duhet të dëshmohet që di të përballet me sfidat e punës. Ndryshe ose bën për atë punë, ose nuk bën.

“PD-ja iu tremb paanshmërisë së gjyqësorit”

Postuar në 13 Korrik, 2016 13:47

Partia Demokratike e refuzoi propozimin hibrid të hedhur nga Victoria Nuland, në një lëvizje që përcakton ecurinë e mëtejshme të zhvillimeve politike. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar refuzimin si tallje me shqiptarët dhe goditje të marrëdhënieve me partnerët stratgjikë. “Nuk më vjen i papritur ky refuzim i radhës për propozimin e ardhur nga SHBA dhe BE, nga Victoria Nuland, sepse përgjatë një viti e gjysëm të procesit të hartimit të draftit të reformës në drejtësi, PD i ka dhënë me të gjitha mënyrat sinjalet, se nuk e do reformën në drejtësi.

Nga buron bindja e PD se policia ka përgjuar dhe çfarë roli kanë shërbimet partnere

Postuar në 19 Maj, 2016 22:01

Mazhoranca sinkronizoi sot repartin politik dhe atë mediatik për të kategorizuar letrën sqaruese të policisë italiane për pajisjen e përgjimit si epilogun e një historie që  nxori të diskretituar opozitën me përqasjen “shumë zhurmë për asgjë”. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri foli për një "përthyerje" që i mëshon faktit se "pajisja ka qenë vetëm didaktike dhe nuk ka patur kapacitetet teknike për të përgjuar".  

Subscribe to RSS - partneret