Meta: Jemi nën monitorim për vizat
Në takimin që pati me ambasadorët presidenti Ilir Meta tha se nëse Shqipëria do të ndërmerrte çdo veprim emocional lidhur me pajisjen me pasaportë shqiptare të qytetarëve të Kosovës, jo vetëm nuk do të zgjidhte problemin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës, por do të bllokonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë.
“Besoj se dhe ju ndjeni atë presion që ne ndjejmë ne këtu, me dëshirën për ta tejkaluar këtë pengesë apo izolim, përmes marrjes së shtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës, gjë që nuk është zgjidhje, Jo për shkak të mungesës tonë të dëshirës por për faktin se ne vetë jemi në monitorim për çështjen e liberalizimit të vizave nga vendet e BE-së dhe të zonës Shengen”- tha Meta.
Në fjalën para ambasadorëve shqiptarë, Meta vlerësoi edhe krijimin e Ministrisë së Diasporës që sioas tij do të forcojë edhe më shumë lidhjet e shqiptarëve jashtë vendit me atdheun amë.
Add new comment