Itali/Godet gjatë intervistës gazetarin e Rai. Nuk arrestohet(video)

Postuar në 09 Nëntor, 2017 08:47

Ka përfunduar me dhunë intervista e një gazetari të Rai “Nemo” me Roberto Spada, vëlla i një kapoklani, Carmine “Romoletto”. Intervista vjen në kuadër të fushatës elektorale dhe është zhvilluar në Ostia, njësi e Romës, që është prekur nga aktivitetet mafioze. Spada qëllon me kokë dhe i thyen hundën gazetarit Daniele Piervincenzi që ka dhënë dorëheqjen në mbrëmje dhe qëllon me një shkop gome kameramanin Edoardo Anselmi. Solidariteti me gazetarin nuk ka munguar, madje edhe nga kryeministri Paolo Gentiloni. Spada është ende i lirë dhe duhet thënë se edhe miq apo të tjerë kanë përkrahur gjestin e tij. 

Corriere della Sera sjell p.sh statuset në Facebook edhe nga parti politike të ekstremit të djathtë, shfryrje përbuzëse dhe mllef ndaj gazetarëve, por edhe një lojë deklaratash që duket se nuk do të sjellë ndonjë gjë. Spada është përfaqësues i një klani që kontrollon bizneset në vijën bregdetare pas goditjes së klanit Fasciani dhe është përfshirë në zgjedhjet lokale falë edhe mbështetjes në administratën vendore. Më poshtë video(pamjet mund të jenë të rënda për disa njerëz):

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.