Një linjë hekurudhore drejt Azisë që shmang Rusinë

Postuar në 31 Tetor, 2017 10:45

Liderët e Turqisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë kanë përuruar punimet e një linje hekurudhore 826 km të gjatë që do të lidhë Europën me Kinën duke shmangur linjën tradicionale ruse.

Në kryeqytetin azer, Baku, liderët e të trija vendeve kanë vënë simbolkisht binarët e parë të një linje që bën pjesë në aksin kinez të Rrugës së Mëndafshit, por që nuk fsheh synimet strategjike që ta kthejë gjigandin rus në një xhep që qëndron anash atij që mendohet të jetë një korridor tregëtar ndër më të mëdhenjtë në botë.

Nga 826 km, 105 do të jenë gjurmë e re dhe kapaciteti do të jetë për transportin e 1 milionë pasagjerëve dhe 6.5 milionë tonëve mall. Deri në vitin 2034 këto shifra do të shkojnë respektivisht në 3 milionë dhe 17 milionë. Linja Baku – Tbilisi - verilindje e provincës turke të Kars ka nisur në vitin 2008 dhe konsiderohet si pjesë kyçe në projektin kryesor.

Këmba kryesore e Projektit të Korridorit të Mesëm(që bashkon Europën dhe Azinë përmes Anadollit) është realizuar me shërbimin e hekurudhës Baku-Tbilisi-Kars”, tha presidenti turk, Erdogan në krah të homologëve të vet, Aliyev dhe Kvirikashvili.

Sipas tij “aksi në fjalë bën pjesë në Rrugën e Madhe të Mëndafshit dhe është e rëndësishme që ne e kemi zbatuar këtë projekt me fondet tona”.

Ne po shpallim krijimin e një vije hekurudhore të pandërprerë nga Londra në Kinë”, vijoi Erdogan. Aktualisht Turqia është e lidhur me këto dy vende me projekte të tilla si naftësjellësi Baku-Tbilisi-Ceyhan dhe gasjellësi Baku-Tbilisi-Erzurum. Hekurudha pritet të rrisë edhe shkëmbimet tregëtare dhe sipas përllogaritjeve ajo do të reduktojë me 15 ditë edhe distancën nga Kinës dhe Europës, dy herë më shpejt sesa rruga detare dhe gjysma e çmimit të linjës ajrore.  

http://www.hurriyetdailynews.com/azerbaijan-georgia-turkey-launch-new-as...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.