azia
Japonia propozon NATO-n aziatike
Shigeru Ishiba, kryeministri i ri i Japonisë, ka propozuar krijimin e një "NATO-je aziatike" dhe ka hedhur idenë e ndarjes së aseteve bërthamore të SHBA-së në rajonin.
Pak ditë para se Ishiba të merrte detyrën, instituti i të djathtës, Hudson Institute, publikoi një përkthim të qëndrimit të tij për të ardhmen e politikës së jashtme të Japonisë.
Superbaballarët e Azisë
Një studim i vitit 2003 pati gjetur se ADN-ja e Genghis Khan ishte te 16 milionë njerëz, në atë kohë ende gjallë. Ky numër kaq i lartë pasardhësish gjenetikë të sundimtarit mongol është konsideruar për shumë kohë rekord.
Por ai nuk është i vetmi njeri, aktivitetet riprodhuese të të cilit ende tregojnë një ndikim të rëndësishëm gjenetik shekuj më vonë. Një studim i vitit 2015 i botuar në Gazetën Evropiane të Gjenetikës Njerëzore zbuloi se edhe meshkuj të tjerë përgjatë historisë kanë pasur të tillë impakt gjenetik.
Një linjë hekurudhore drejt Azisë që shmang Rusinë
Liderët e Turqisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë kanë përuruar punimet e një linje hekurudhore 826 km të gjatë që do të lidhë Europën me Kinën duke shmangur linjën tradicionale ruse.
Në kryeqytetin azer, Baku, liderët e të trija vendeve kanë vënë simbolkisht binarët e parë të një linje që bën pjesë në aksin kinez të Rrugës së Mëndafshit, por që nuk fsheh synimet strategjike që ta kthejë gjigandin rus në një xhep që qëndron anash atij që mendohet të jetë një korridor tregëtar ndër më të mëdhenjtë në botë.
IOM: 23 milionë njerëz përgatiten të emigrojnë. Shqipëria ndër 20 vendet kryesore si përqindje
Organizata Ndërkombëtare për Migrimin(IOM) pa publikuar sot raportin e vet “Matja e Potencialit Migrator Global 2010 -2015” që analizon prirjet migratore të njerëzve në mbarë botën për periudhën 2010 – 2015. Sipas këtij raporti rezulton se rreth 0.5% e të rriturve në botë po përgatiten aktivisht për të emigruar, një e dhënë që në shifra absolute është 23 milionë njerëz. Destinacionet kryesore të kësaj vale potenciale janë SHBA, Britania e MAdhe, Arabia Saudite, Franca, Kanadaja, Gjermania dhe Afrika e Jugut. Një në tre të rritur që u përfshinë në sondim rezultoi se ka në plan të emigrojë.
Pushteti amerikan i rrezikuar
Mjeshtrit e njerëzimit
Kur pyesim “Kush e sundon botën?” zakonisht ne përdorim normën standarde që aktorët në çështjet botërore janë shtetet, së pari fuqitë e mëdha, dhe ne trajtojmë vendimet dhe marrëdhëniet e tyre. Kjo nuk është gabim. Por do të ishte mirë të mos harronim që ky nivel abstragimi mund të jetë shumë çorientues.
"Po dëshmojmë fundin e dominimit të Perëndimit”
Rusia duket se e sheh kohën e tanishme, të dominuar nga konflikte të ngrira, apk edhe të kufizuara, si kohë historike me rëndësi të jashtëzakonshme. Gjatë një fjale të mbajtur në Terra Scientia International Youth Forum, Sergei Lavrov, u shpreh se bota sot po dëshmon fundin e dominimit të Perëndimit. “Ne po dëshmojmë fundin e një epoke shumë të gjatë, fundin e erës së dominimit Perëndimi. Dominim ekonomik, financiar, politik”, tha Lavrov. Sipas tij, qendra të reja pushteti kanë lindur në Azi dhe Paqësor dhe një botë policentrike ka nisur të funksionojë sado që edhe kjo do të dojë kohë.