IOM: 23 milionë njerëz përgatiten të emigrojnë. Shqipëria ndër 20 vendet kryesore si përqindje

Postuar në 11 Korrik, 2017 14:49

Organizata Ndërkombëtare për Migrimin(IOM) pa publikuar sot raportin e vet “Matja e Potencialit Migrator Global 2010 -2015” që analizon prirjet migratore të njerëzve në mbarë botën për periudhën 2010 – 2015. Sipas këtij raporti rezulton se rreth 0.5% e të rriturve në botë po përgatiten aktivisht për të emigruar, një e dhënë që në shifra absolute është 23 milionë njerëz. Destinacionet kryesore të kësaj vale potenciale janë SHBA, Britania e MAdhe, Arabia Saudite, Franca, Kanadaja, Gjermania dhe Afrika e Jugut. Një në tre të rritur që u përfshinë në sondim rezultoi se ka në plan të emigrojë. Gjysma e kësaj kategorie jeton në 20 vende përfshirë Nigerinë, Indinë dhe Republikën Demokratike të Kongos, tre vendet me numrin më të madhe të emigrantëve potencialë.

Afrika Perëndimore, Azia Jugore dhe Afrika e Veriut janë rajonet ku është numri më i madh e njerëzve që duan të zhvendosen. Raporti thekson se vlerësimi i migriimit potencial do parë si një kriter parashikues, por ai nuk përputhet me valën migratore aktuale. Sipas raportit në Europën Jugore ku bën pjesë edhe Shqipëria kanë në plan për të emigruar 3.1 milionë njerëz dhe po bëjnë përgatitje 1 milionë. Një shifër jo e vogël, nëse kujtojmë se çfarë zhurme u bë për vetëm 118 mijë shqiptarë azilkërkues. Çka ka më shumë rendësi dhe që prek direkt vendin tonë, i cili sipas të gjitha statisitikave po përjeton shndërrimin demografik si pasojë e moshimit, është fakti se Shqipëria hyn ndër 20 vendet kryesore të botës për përqindjen që zënë në numrin total të popullsisë ata që duan të ikin. Konkretisht 9.1% e shqiptarëve të Shqipërisë kanë në plan largimin, kurse 3.2% e tyre po bëjnë përgatitje.

Nënvizojmë se ky raport përfshin periudhën 2010-2015 si hark kohor studimor, ndonëse planifikimi dhe përgatitja nën kuptojnë vitet në vijim si kohë lëvizjeje. Në çdo rast është një këmbanë alarmi që duhet marrë seriozisht edhe pse serioziteti nuk përputhet shumë me aftësinë tonë cerebrale.

https://publications.iom.int/books/global-migration-data-analysis-centre...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.