Akuza për ngacmime seksuale edhe për Kevin Spacey. Aktori pranon se është gay
Harvey Weinstein duket se ka hapur kutinë e Pandorës për atë që është industria e filmit në ShBA. Akuzat ndaj tij për ngacmime seksuale ndaj aktoreve të reja kanë shkuar tanimë në 50, ndërkohë që kjo histori po nxjerr në dritë edhe përvoja të tjera të ngjashme. Një e tillë është fare e papritur dhe ka të bëjë me aktorin e njohur Kevin Spacey. Ai akuzohet nga Anthony Rapp, aktori 46 vjeçar i serialit Star Trek, I cili në një intervistë për BuzzFeed News, deklaroi se është ngacmuar seksualisht nga Spacey në moshën 14 vjeçare. Spacey duket se ka qenë i pirë kur ka tentuar një gjë të tillë, por përmes një postimi në twitter, i kërkon falje Rapp.
“Sinqerisht nuk e mbaj mend takimin, mund të ketë qenë më shumë se 30 vjet më parë. Por nëse është siç e përshkruan ai, i detyrohem ndjesën më të sinqertë për atë që do të ketë qenë një sjellje shumë e papërshtatshme e një të piri”, shkruan Spacey. Më tej ai pranon se ka patur marrëdhënie me meshkuj dhe femra dhe se aktualisht bën jetën e një homoseksuali. Një jetë kjo që ngjan aq shumë me pjesët e filmit të luajtur nga Spacey “American Beauty”.
Add new comment