Për Tahirin vendos parlamenti
Ashtu siç pritej Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve nuk arriti të dalë me një raport të përbashkët mbi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Me argumentin se nuk ka prova që implikojnë Tahirin, anëtarët e mazhorancës vendosë në pranojnë pjesërisht kërkesën e prokurorisë për hetim në gjendje të lirë ndërsa anëtarët e opozitës ishin pro kërkesës për arrestimin e Tahirit.
Pas këtij vendimi Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha dolën në deklatata për shtyp. Kryetarja e LSI-së e quajti “grusht shteti” dhe bëri ftesë për protesta ndërsa Lulzim Basha tha se në luftën për të çmontuar krimin nga politika “opozita ka shumë partnerë dhe miq, të cilët, janë ata që nxorën zbuluar Saimir Tahirin dhe që së bashku me ne, nuk do ndalemi më këtu”.
Add new comment