Djali i Gaddafi-t kthehet në politikë

Postuar në 18 Tetor, 2017 19:39

Shumë libianë e konsiderojnë si shpresën e vetme për sjelljen e paqes në vendin e tyre. Ka patur raporte të shpeshta, se Saif al-Islam, djali i udhëheqësit libian, Muamar Gaddafi, kishte lënë Libinë, por kjo nuk është e vërtetë. Ai mban kontakte me udhëheqësit e vendit, përfaqësuesit e fiseve të ndryshme, duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje politike për krizën e vazhdueshme dhe për të pajtuar palët kundërshtare shkruan Sputnik duke cituar avokatin e familjes Gaddafi

"Situata aktuale në Libi, mungesa e një dialogu dhe gjendja realekërkojnë që Saif al-Islam të kthehet në politikë dhe të përpiqet të gjejë një zgjidhje politike midis partive”-theksoi al Khalid Zaidi. "Ai do të mbështetet tek njerëzit e zakonshëm që janë të etur të luftojnë kundër terrorizmit dhe të stabilizojnë shtetin e tyre" tha ai pë Sputnik. Sipas tij, bisedimet me ndërmjetësimin e shteteve të huaja nuk kanë dhënë rezultate në shtatë vjet. Ato kanë çuar vetëm në vuajtje, luftë, shkatërrim dhe uri.

"Të gjithë libianët tani janë të armatosur mirë, të gjitha fiset kanë arsenale të forta në zotërim të tyre, Saif al-Islam do të mbështetet në përpjekjet e libianëve të zakonshëm për të luftuar kundër terrorizmit dhe për të stabilizuar situatën në vend. Ai mbetet shpresa e vetme për shumicën e banorëve të vendit"- tha Khalid al Zaidi.

I pyetur mbi vendndodhjen aktuale të djalit të Muammar Gaddafit, avokati tha se ai nuk qëndron gjatë gjithë kohës në një vend, por udhëton përreth vendit, duke u takuar me njerëz dhe fise të ndryshme. Udhëheqësi libian, Muamar Gadafi, u vra në vitin 2011, pas trazirave civile në vend, që buronte nga protestat e Pranverës Arabe, të cilat mbështeteshin nga ndërhyrja e një koalicioni të disa shteteve perëndimore.

https://sputniknews.com/middleeast/201710181058340834-libya-gaddafi-son-...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.