Kriza turko-amerikane, e vjetër dhe komplekse
Tensioni turko-amerikan është më shumë sesa një çështje perzullimi vizash apo arrestimi I një nëpunësi konsullate. Në një prononcim për gazetën turke, “Hurriyet”, ish-shefi i shërbimit sekret turk, Sönmez Köksal, shprehet se incidentet dhe tensionet kanë lindur qysh gjatë Luftës së Ftohtë. Po kështu refuzimi i Parlamentit turk për të lejuar shfrytëzimin e hapësirës turke për pushtimin e Irakut, provokuan më shumë shkëmbime fjalësh dhe bisedime të acaruara, pa kaluar në veprime.
“Pavarësisht të gjitha krizave, Turqia nuk ka vënë asnjëherë më parë në diskutim, hapur, anëtarësinë e vet në Perëndim, apo në një sens më të gjerë, komunitetin atlantik”, shprehet ai.
Sipas Köksal, do të ishin ngjarjet e Gezi Park të vitit 2013, pika e thyerjes, të cilat nxitën dyshime të forta në Ankara mbi qëllimet e Perëndimit. Pika e derdh me grushtin e shtetit të vitit 2016 që kanalizoi këtë përballje që shohim sot. Sipas tij, shërbimi turk ka qenë i pastër dhe i paprekur nga infiltrimi i gulenistëve që u nxorën nga lista e kërcënimeve në vitin 1998.
Add new comment