"Përgjegjësi e Shqipërisë nëse minon rrugën europiane "

Postuar në 15 Tetor, 2017 16:36

Përplasjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për prishjen e disa objekteve në Himarë i shtohet edhe miratimi nga kuvendi i Shqipërisë i ligjit për mbrojtjen e pakicave.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Aleksandër Genimatas, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari mbi miratimin nga parlamenti shqiptar i projektligjit për pakicat u shpreh se "Në vend që të siguronte të drejtat e pakicave në vend, bazuar në standardet evropiane, ligji i votuar nga Parlamenti shqiptar mbi mbrojtjen e pakicave përjetëson abuzimet e regjimit të Hoxhës". Ai vuri në dukje se " ligji është një hap përpara për minoritetet jo-ekzistente dhe një hap prapa për pakicën kryesore dhe reale në Shqipëri ".

Mesazh Tiranës i ka përcjellë edhe presidenti grek Pavlpoulos, i cili deklaroi nga Korfuzi se përgjegjësia për minimin e rrugës europiane do të jetë e vetë Shqipërisë. "Kjo është ajo që na frymëzon grekët, por gjithashtu duhet të frymëzojë të gjithë ata që kanë ambicie për të hyrë në Bashkimin Evropian. Dhe e them këtë në veçanti për Shqipërinë fqinje. Vendi mik, me të cilin gjithmonë duam të kemi marrëdhënie të mira dhe të favorizojmë procesin e saj të pranimit. Megjithatë me sjelljet aventureske, si ato që shohim së fundi mes Tiranës dhe Prishtinës  ose me shkelje brutale të të drejtave të njeriut siç është rasti me pakicat, Shqipëria, për fat të keq minon rrugën e saj të pranimit. Dhe kjo është përgjegjësia e saj. Ne i detyrohemi Greqisë dhe Evropës"-deklaroi Pavlopulos.

http://www.cnn.gr/news/politiki/story/101740/minyma-paylopoyloy-stin-alv...

http://www.zougla.gr/politiki/article/ipeks-dieonizonte-i-af8eresies-xot...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.