Më mirë se kushdo e thotë ministri çfarë përfaqëson politika në Shqipëri (Video)
Krimi dhe lidhjet me politikën janë bërë temë e ditës për shkak të situatës me ngjarjet e fundit në Elbasan, Vlorë, e Lushnjë, por edhe pas publikimit të disa fotove nga kryetari i PD-së Lulzim Basha, ku pretendohet se ministri Blendi Klosi është mbështetur gjatë zgjedhjeve nga Durim Keçi, person që sipas tij është në kërkim ndërkombëtar. Në parlament pati akuza dhe kundër akuza, por interpretimin më të thjeshtuar dhe më të sinqertë duket se e ka bërë deputeti socialist, njëherësh dhe ministër, Pandeli Majko. Ai thotë se është krimi që ka zgjedhur kush do jetë në politikë dhe se atij personalisht i është ofruar të pijë kafe me njerëz të kësaj kategoria që shërbejnë si hambar votash.
Comments
Kosto?!
Ti gjithe jeten ke qene kosto mor zoteri, po une nuk e marr vesh kush dreqin e ka paguar vazhdimisht.
Add new comment