Si u lirua trafikanti me 5 ton drogë, verifikim gjyqtarit që dha vendimin
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimin për të gjithë dokumentacionin lidhur me vendimin që gjyqtari i Vlorës, Arqile Basho ka dhënë për lirimin e trafikantit të drogës Rakip Arapaj, i cili ndodhej në masë sigurie arrest me burg për mbi 5 tonë lëndë narkotike të kaput në fshatin Llakatund të Vlorës.
Inspektorati i KLD-së, ka filluar verifikimit për mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme që hedhin dritë mbi faktet e ekspozuara në ankesën publike, duke i kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve dhe procesverbaleve mbi procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj të pandehurit R.A lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi.Në vijimësi KLD, nisur edhe nga ndjeshmëria e madhe që ka çështja, do të bëjë publike rezultatet e dala nga monitorimi"-thuhet në njoftimin për mediat.
Add new comment